Flash News

KRYESORE

Situatë e tensionuar mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, vijojnë luftimet mes vendeve: 15 të vrarë vetëm ditën e sotme

Situatë e tensionuar mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, vijojnë

Pavarësisht thirrjeve për armëpushim, forcat armene dhe azere kanë vijuar luftimet mes tyre edhe gjatë ditës së sotme. Në shkëmbimin e zjarrit kanë mbetur të vrarë 15 persona, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm të viktimave në 40.

Kujtojmë se, konflikti mes palëve nisi për territorin e shumë diskutuar të Nago-Karabaku dhe tani me të dy palët që akuzojnë njëra-tjetrën për përdorimin e artilerisë së rëndë.

Karabaku është pjesë e Azerbajxhanit, por drejtohet nga armenët etnikë. Presidenti i Azerbajxhanit deklaroi një mobilizim të pjesshëm ushtarak. Agjencia e lajmeve Interfax citoi një përfaqësues të ministrisë armene të mbrojtjes të thoshte se 200 armenë ishin plagosur.

Përplasjet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, më të rëndat që nga viti 2016, kanë ringjallur shqetësimin për stabilitetin në rajonin e Kaukazit të Jugut, zonë e cila shërben edhe si korridor për tubacionet e transportit të naftës dhe gazit në tregjet botërore.

Azerbajxhani  paralajmëroi dikën e sotme për herë të fundit Armeninë, e cila po vazhdon të sulmojë vendbanimet civile. Ministria e Mbrojtjes tha në një deklaratë se qyteti Terter është bombarduar nga forcat armene që nga mëngjesi i sotëm.

“Vendi do të marrë të gjitha masat e duhura kundër Armenisë nëse është e nevojshme”.

Ministria gjithashtu ndau pamjet ajrore të shkatërrimit të tankeve dhe mjeteve të blinduara armene gjatë luftimit.

Marrëdhëniet midis dy ish-kombeve Sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Karabakun e Epërm, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.

Katër rezoluta të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së si dhe shumë organizata ndërkombëtare kërkojnë tërheqjen e trupave pushtues.

Grupi i Minskut i OSBE-së, i kryesuar nga Franca, Rusia dhe SHBA-ja-u formua në 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit, por pa rezultat. Sidoqoftë, një armëpushim u vendos në 1994.

Franca, Rusia dhe NATO kanë kërkuar një armëpushim të menjëhershëm  të konflikteve në rajonin e diskutuar.

Të fundit