All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Situatë e tensionuar në Himarë, një person tenton t’i vendosë zjarrin autobotit të gazit, protesta me flamuj grek dhe amerikanë

All - Paragraf - 1

Situatë e tensionuar ndodhet aktualisht në Himarë aty ku policia njofton se janë prishur deri më tani 5 objekte, në kuadër të Projektit ”Rikualifikimi urban në Himarë”.

All - Paragraf - 3

Në mbështetje të organeve ligjzbatuese (IKMT-së) të cilat marrin pjesë në shëmbjen e disa objekteve lidhur me Planin Rregullues në Himarë, për funksionimin dhe garantimin e ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike në këtë aksion janë në gatishmëri të plotë rreth 163 forca policore. Ndër këto forca, 10 janë grupe të FNSH-së si edhe shërbime të tjera Policore prej DVP.Vlorë, prej Komisariatit të Policisë Sarandë, Himarë dhe Delvinë.

Në ambientet Policore është shoqëruar një shtetas për arsye se ka tentuar të shkaktojë zjarrvënie në një autobot me gaz i cili ndodhej në ambientin ku po shëmben objektet.

Policia e DVP.Vlorë së bashku me Grupet e FNSH-së janë në gatishmëri për mbarvajtjen sa më të qetë dhe pa probleme për shmangien e çdo të papriture si edhe parandalimin e ndonjë akti të mundshëm kriminal deri në përfundim të aksionit!

Disa nga banorët që preken nga plani i qeverisë, kanë protestuar me flamuj grek dhe amerikanë ndërsa hedhin parulla kundër “shtetit të drogës”, “oligarkëve” dhe “të korruptuarve”.

 

Të fundit