Flash News

KRYESORE

Situatë problematike me energjinë në Golem; ankohen pushuesit, drejtuesit e hoteleve: OST të na dëmshpërblej për dëmin e shkaktuar

Situatë problematike me energjinë në Golem; ankohen pushuesit,

Qytetarët, bizneset, por edhe pushuesit në Golem kanë raportuar probleme me furnizimin me energji elektrike. Në një ankesë të tyre drejtuar medias, me qëllim zgjidhjen e kësaj situate, qytetarët shprehen se OST ndërpret çdo ditë energjinë në Golem, pa paralajmëruar.

Sipas drejtuesve të hotelerive, ndërprerja e energjisë është kthyer në një problem edhe për hotelet në Golem, duke ndikuar në  sistemet elektronike. Të irrituar nga situata problematike e cila vijon prej një muaji, drejtuesit e hoteleve i kanë kërkuar dëmshpërblim OST-së për gjithë dëmin e shkaktuar gjatë kësaj periudhe.

Përmes një reagimi, OST ka pranuar problematiken, duke shtuar se ngërçi është krijuar: “për shkak të një avarie në linjat e tensionit të larte të OST, pranë Kasharit, Tiranë, disa zona të vendit mbeten pa energji elektrike. Probleme ka patur në qytet Durrës, zonat bregdetare, deri në Fier dhe Vlore. Situata po i rikthehet gradualisht normalitetit”.

Të fundit