Flash News

KRYESORE

Situatë tragjike nga zjarret në Greqi, humbin jetën mbi 60 persona

Janë të paktën mbi 60 persona që kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve të fuqishme që kanë përfshirë këto ditë Greqinë. Autoritetet njoftuan se mëngjesin e sotëm janë gjetur trupat e pajetë të 26 personave në kopshtin e një vile, pranë plazhit ‘Argyri Akti’, në lindje të Athinës. Viktimat po përpiqeshin të arrin në det, ku ndodheshin edhe dhjetëra persona të tjerë të cilët kishin arritur t’u largoheshin flakëve.

Midis viktimave janë edhe shumë fëmijë, ndërsa autoritetet nuk kanë nisur ende identifikimin, ndërkohë që dyshohet se nga tragjedia kanë humbur jetën edhe turistë të huaj.

Me dhjetëra banesa dhe automjete janë shkrumbuar nga flakët, ndërsa Qeveria greke ka kërkuar ndihmë nga jashtë.

Të fundit