Flash News

KRYESORE

S’iu dha fjala në Kuvend, Tahiri flet për gabimet pas 8 vitesh në politikë : S’jam engjëll!

S’iu dha fjala në Kuvend, Tahiri flet për gabimet pas 8 vitesh

“Në 8 vjet në pushtet, kam bërë edhe unë gabimet e mia në punë, nuk jam engjëll”. Kështu deklaroi ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri para gazetarëve në konferencën e paralajmëruar për shtyp.

Në nisje të fjalës së tij, Tahiri sqaroi pse ka heshtur në këto 6 muaj, pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzoi atë si të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.

Ish-ministri ka preferuar të shfajësohet duke i drejtuar gishtin të tjerëve, pasi sipas tij në 25 vitet e fundit ka shumë politikanë të korruptuar, por sërish nuk janë hetuar.

“Për dy javë doja të flisja në parlament, mes miellit e çizmeve u bë e pamundur kështu që s’kisha rrugë tjetër, që të  zgjidha për të ndarë një qëndrim timin. S’ka ngelur që para më shumë se 6 muajsh për mua filloi një tjetër histori më të cilën do përballem deri në fund. Kam 6 muaj që hesht e dëgjoj, lloj lloj race që nuk ka lënë gjë pa thënë sa të kisha qeverisur për 30 vjet dhe s’do kisha menduar kurrë kaq akuza për mua, kriminale, trafikant, kokë e mafies, shtyllë e krimit. E kam quajtur kur gjyqin ta bën djallin, gjyqin moral që më bëjnë ata që kanë shkatërruar vendin për  25 vjet, se atë tjetrin e kam me drejtësi.

Unë nuk jam engjëll, kam bërën punë edhe unë gabimet e mia, por të dëgjoj që gjyqin të ma bëjë ajo racë nuk e pranoj sot dhe kurrë.  Kam 8 vjet në parlament dhe më duket sikur kam 80. E vërteta ka një çmim, e dija. Për mua çmimi i lirisë është sh më i vlefshëm se çmimi i karrierës sime”, u shpreh Tahiri.

 

Të fundit