Flash News

KRYESORE

“Sizmiologu grek e cilëson qesharake”, Meta i përgjigjet akuzave të gazetares për tërmetin apokaliptik: E kanë edhe mediat e huaja

“Sizmiologu grek e cilëson qesharake”, Meta i përgjigjet

Ditën e djeshme kreu i shtetit, Ilir Meta, i dërgoi një letër kryeministrit dhe institucioneve për informacion në lidhje me një paralajmërim të dhënë nga sizmologu grek për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë rajonin. Ditën e sotme, Këshilltari i Presidentit, Bahri Shqairi, në një deklaratë për media, kërkoi që ky shqetësim të shqyrtohet me seriozitet.

Po në një dalje për mediat ditën e sotme, ishte Presidenti Ilir Meta.

Një nga gazetarët ju drejtua Metës për vërtetësinë e këtij fakti, duke i thënë se sizmiologu grek në një prononcim për televizonin Report Tv e cilësoi këtë fakt të pavërtetë dhe fake neës.

“Nuk  e di ç’ka thënë ky sizmolog për televizionin tuaj, pasi shpesh herë ju thoni gjëra të pafaktuara.

Këtu i keni 45 linqe, që nga BBC, mediat greke ndërkombëtare, që e kanë nxjerrë lajmin. Shpresoj që janë të gjitha këtu. Greqia nuk është kufi me Zelandën e Re”-deklaroi Meta.

 

 

Të fundit