Flash News

KRYESORE

Sizmologu Aliaj: Nuk ka për të ndodhur kurrë një tërmet si ai i nëntorit në Shqipëri

Sizmologu Aliaj: Nuk ka për të ndodhur kurrë një tërmet

Profesori i sizmologjisë Shyqyri Aliaj deklaroi se tërmet si ai i shtatorit dhe i nëntorit në vendin tonë nuk do të bjerë për një kohë shumë të gjatë. Sipas tij, tërmeti që ra ditën e djeshme me magnitudë 4.9 ishte me një energji që vjen drejt shuarjes.

“Ky tërmet nuk ka sjellë asnjë shqetësim. Ky ishte tërmet i serisë jo të rregullt, por drejt shuarjes së energjisë. Duhet hequr nga mendja. Tmerri është që do bjerë ai tërmeti i shtatorit apo 26 nëntorit, por nuk ka për të ndodhur kurrë. Tërmet të tillë ka parë Durrësi në dhjetor 1926. Nga 26 deri tani i thonë 93 vjet. Pra që të grumbullohej ajo energji duhej kaq vjet.”, tha Aliaj në emisionin “Arena” në Ora News.

Të fundit