Flash News

KRYESORE

“S’jam thirrur në gjykatë”, avokati i Izet Haxhisë publikon dokumentet: Berisha është thirrur dy herë për vrasjen e Azem Hajdarit

Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri deklaron se ish kryeministri Sali Berisha është thirrur në gjykatë për të dhënë dëshminë për vrasjen e Azem Hajdarit.

Duke folur në ‘report tv’, Beqiri hedh poshtë pretendimin e Berishës, i cili ka përsëritur se nuk është thirrur asnjëherë në gjykatë për këtë çështje të bujshme.

Beqiri shfaqi dy dokumente që dëshmojnë se Berisha është thirrur dy herë, në datë 8 qershor 2001 dhe 30 korrik në të njëjtin vit.

"Këto janë dy thirrjet për Sali Berishën të dëshmojë në gjyq.  Është thirrur në 8 qershor 2001 në orën 10:00. Si dhe më 30 korrik në orën 10:00. Pse e thirrën. Ky ishte i pari që doli dhe përmendi emra. Është njeriu që i dha ambasadorit amerikan një raport 5 faqe. Kur ai ka dhënë deklarata nuk ka thënë që filani tha kështu" - tha Beqiri.

Të fundit