Flash News

KRYESORE

Sjelljet e tifozëve/ Disiplina dënon Partizanin, Laçin dhe Tiranën

Sjelljet e tifozëve/ Disiplina dënon Partizanin, Laçin dhe

Komisioni i Disiplinës ka dënuar skuadrën e Partizanit, Laçit dhe Tiranës për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve në ndeshjen e fundit. Të dyja skuadrat e Superiores janë dënuar me zhvillimin e dy ndeshjeve pa praninë e tifozëve.

“FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës dhe duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të nenit 66/3/a) të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

KF “Laçi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme te lojës, në bazë të nenit 66/3/a) të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës”, njofton komisioni i Disiplinës ndërsa skuadra e Tiranës është dënuar me një ndeshje pa tifozë.

Të fundit