Flash News

KRYESORE

‘S’ka 15 kushte për anëtarësimin’, Rama: Kush e përsërit këngën ka thjesht qëllimin politik të luftës qorre me qeverinë

‘S’ka 15 kushte për anëtarësimin’, Rama: Kush e

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për seancën e mbajtur ditën e djeshme në Parlamentin Evropian ku në rend dite ishte edhe çështja e negociatave me Shqipërinë.

Në një reagim në Faceook, Rama shkruan se nuk ka 15 kushte për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe shton se kush thotë se kushtet ekzistojnë ka thjesht qëllimin politik të luftës qorre me qeverinë.

Ai paraqet edhe një fragment me video nga fjala e Genoveva Ruiz Cavalera, e cila ka folur në emër të Komisionit Evropian.

 “Për të gjithë ata që e këndojnë apo e përsërisin pasi e dëgjojnë, këngën e 15 kushteve për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian  NUK KA 15 KUSHTE dhe KUSH E PËRSËRIT ATË KËNGË KA THJESHT QËLLIMIN POLITIK TË LUFTËS QORRE ME QEVERINË… Zonja Calavera flet në emër të Komisionit Europian“, shkruan Rama.

Kujtojmë se dje eurodeputetët folën me nota kritike për qeverinë shqiptare. Në reagimin e tij raporteri për Shqipërinë David Lega tha se qeveria shqiptare mbron trafikantët e sulmon gazetarët. Ndërsa eurodeputeti Gahler kujtoi çështjen e shit-blerjes së votave në Shqipëri.

Të fundit