Flash News

KRYESORE

“S’ka alkool, ujë, ik me përparëse në vizita kur ka dyshime për coronavirus”, PD publikon audion e drejtoreshës së QSH në Tiranë

“S’ka alkool, ujë, ik me përparëse në vizita kur

Ish deputeti i PD, Bardh Spahia ka publikuar një audio nga diskutimi i mjekëve dhe personelit shëndetësor me drejtoreshën e Qendrës Shëndetësore nr.8 Blerta Berberi në Tiranë, gjatë ditëve kur Shqipëria përgatitet me masa parandaluese pèr coronavirusit.

Në bisedë, dëgjohet që personeli ankohet se nuk ka elementët bazë të punës si alkool, ujë, doreza, ndërsa drejtoresha u tërheq vërejtje se bien pre e provokimeve dhe japin informacion mbi situatën.

“Kush ka mundësinë të bisedojë me një mjek, e kupton menjëherë se të ashtuquajturat masa të qeverisë kundër koronavirusit te ri janë vetëm propagandë.

Më të pambrojturit janë mjekët. Deri kur ne bëmë publike të vërtetën se Qendrat Shëndetësore janë të papërgatitura, atje mungonin edhe masat më elementare. Video e vërteton plotësisht këtë.

Për fat të keq, Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr.8 Blerta Berberi provoi se është një militante partiake që, në vend të shqetësohet për personelin mjekësor dhe qytetarët, u kërkon llogari mjekëve pse komunikojnë me opozitën për t’u thënë qytetarëve të vërtetën”, shkruan Spahia.

Ndiqni videon:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2554498194877565&id=100009522289777

 

Të fundit