Flash News

KRYESORE

“S’ka autorizim për kufirin”, Meta në faqet e para të shtypit grek: Presidenti shqiptar pengesë në negociatat për detin

“S’ka autorizim për kufirin”, Meta në faqet e

Presidenti Ilir Meta, ditën e djeshme në një konferencë për median, u shpreh se nuk firmos në një letër të bardhë kur ka dhe probleme që duhet të qartësohen sa i përket çështjes së detit. Meta u shpreh se nuk do të ketë autorizim për protfuqishmërinë e Bushatit për marrëveshjen e detit dhe se nuk mund të shkelë mbi kushtetutë.

Veç gazetave shqiptare që u hapën mëngjesin e sotëm me deklaratat e Metës, dhe mediat greke kanë mbajtur qëndrim sa i përket fjalëve të Presidentit shqiptar.

Ato i quajnë ‘pengesa’ kushtet e Presidentit për negociatat për detin.

Proto Thema shkruan: Presidenti shqiptar vë pengesa në negociimin mes Greqisë dhe Shqipërisë për marrëveshjen e përcaktimit të vijës detare mes dy vendeve.

To Pondiki: Presidenti shqiptar iu vë akën marrëdhënieve shqiptaro-greke.

 

 

 

Të fundit