Flash News

KRYESORE

“S’ka azil në Belgjikë", zyrtari i lartë zbarkon në Tiranë: Jeni vend i sigurtë!

“S’ka azil në Belgjikë", zyrtari i lartë zbarkon

Sekretari i Shtetit Theo Francken prej ditës së djeshme ka ardhur në Shqipëri me misionin që të bind shqiptarët që të mos alikojnë për azil në Belgjikë.

Ndonëse qindra shqiptarë përpiqen të aplikojnë për azil, shanset që t’ia dalin janë të pakta.

Përgjegjësi për Azilin dhe Migracionin në qeverinë federale të Belgjikës, do të qëndrojë në vendin tonë deri të premten, shkruan The Brussels Times.

Francken do të zhvillojë një sërë takimesh me politikanët shqiptarë dhe me autoritet policore.

Në vitet e fundit, Bashkimi Evropian, veçanërisht Shtetet Anëtare si Belgjika, kanë patur një numër të konsiderueshëm të kërkesave për azil nga shqiptarët, më shumë se çdo shtetas tjetër evropian.

Në Francë, shqiptarët ishin kontigjenti më i madh i azilkërkuesve në vitin 2017, më shumë se afganët, sudanezët, sirianët apo shtetasit e ndonjë vendi tjetër që është në krizë.

Europa, duke përfshirë Belgjikën, e cilëson Shqipërinë si një "vend të sigurtë".  Kjo, megjithatë, nuk i ndalon autoritetet të shqyrtojnë kërkesat individuale për azil nga ai vend, në përputhje me Konventën e Gjenevës, e cila mbron viktimat e mundshme të persekutimit, për arsye racore, fesë, grupit social apo të opinionit politik, nga çdo vend. Aplikimet nga qytetarët e vendeve të sigurta trajtohen sipas një procedure të shpejtë, por për shqiptarët shkalla e miratimit është veçanërisht e ulët. Në Belgjikë është 5%.

Të fundit