Flash News

KRYESORE

“S’ka bir nënë dhe bir k...”, Veliaj deshifron mesazhin e ‘armikut’ Tahiri: I tha dikujt që nuk trembet

“S’ka bir nënë dhe bir k...”, Veliaj deshifron

Deklarata e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri pas seancës plenare të së enjtes së kaluar, ku tha se “s'ka bir nënë dhe bir k...ve që më ndalon mua të bëjë bredjtësi” ka ngjallur mjaft dyshime nëse mesazhi ishte një kërcënim për kryeministrin Rama.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili njihet si armik i Tahirit në Partinë Socialiste mendon se shprehja e Tahirit do të thotë që ai nuk i trembet askujt.

“Nëse dikush i ka thënë trembesh, i është përgjigjur në mënyrë popullore që nuk trembem. Çfarë duhet të komentojë kryetari i bashkisë?”, u shpreh Veliaj në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

I pyetur nëse Partia Socialiste duhet të kishte aprovuar kërkesa e prokurorisë për arrestimin e Tahirit, kryebashkiaku u shmang duke thënë: “Kam tre vjet që s’jam në parlament, në qeveri, kolegu jonë të përballet me drejtësinë dhe të provojë të drejtën e tij. Duhet pyetur dikush që ka qenë në komision, unë s’kam parë një gjë t tillë. Të provojë të vërtetën e vet”.

Sa i takon një rikthimi të Tahirit në PS, Veliaj tha se i takon ish-ministrit të marrë një vendim, pasi të ketë mbyllur ‘hesapet’ me drejtësinë.

Të fundit