Flash News

KRYESORE

S’ka fitues në ‘San Siro’, mbyllet në barazim pa gola derbi Milan-Inter

S’ka fitues në ‘San Siro’, mbyllet në barazim pa
Është mbyllur në barazim pa gola derbi Milan-Inter, i programuar për tu luajtur një muaj më parë. Ndeshja pati gola të anuluar për shkak të pozicionit jashtë loje të Icard-it dhe Cutrone-s, si edhe kartona të verdhë. Me këtë barazim, Interi mbetet në vendin e katërt me 59 pikë, ndërsa Milani në vendin e gjashtë me 51 pikë. 76' Suso ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Borja Valero. 70′ Ndërhyrje e rrezikshme nga Calhanoglu. Candreva ndëshkohet me karton të verdhë 67′ Milan gjen golin. Cutrone zihet në pozicion jashtë loje. Anullohet goli. 59′ Karton i verdhë për Skriniar 57′ Karton i verdhë për Perisic 55′ Aksion shumë i mirë i Inter, Icardi tenton të shënoj me finte por topi përfundon jashtë 46′ Nis pjesa e dytë 38′ Zhbllokohen shifrat. Mauro Icardi shënon për Inter, por goli anullohet nga VAR për pozicion jashtë loje. 28′ Kundërsulm i Inter, Perisic merr krahun dhe tenton me një diagonale. Pret Donarumma 27’Kombinime të bukura nga skuadra e Milanit. Cutrone del i vetëm përballë Handonovic, godet keq. 20′ Krosim i Calhanoglu nga e majta. Shpërdoron Bonucci. 2’Aksion i shpejtë nga Perisiç, Montolivo largon në rivënie anësore. 1′ Nis takimi në “San Siro”

Të fundit