Flash News

KRYESORE

“S’ka fundjavë për Këshillin Politik”, pas thirrjes së Yuri Kim palët mblidhen sërish sot për Reformën Zgjedhore

“S’ka fundjavë për Këshillin Politik”, pas

Këshilli Politik pritet të mblidhet sërish sot për të vijuar me diskutimet rreth pikave që nuk është gjetur ende dakordësi.

Mësohet se takimi do të mbahet në orën 17.00 te Pallati i Kongreseve.

Sa i takon rendit të ditës, mazhoranca do të diskutojë mbi fushatën zgjedhore, çështjen e trajtimit te ankimimeve dhe çështjet e tjera të mbetura, opozita parlamentare diskutimet mbi sistemin zgjedhor, kurse opozita jashtëparlamentare diskutimet mbi teknologjinë dhe Administratën Zgjedhore.

Kujtojmë se ambasadorja e SHBA, Yuri Kim inkurajoi palët për të arritur një marrëveshje deri më 31 maj, ndërsa u kërkoi të vijojnë punën edhe në fundjavë.

“Më shumë përparim sot, mbeten 2-3 çështje. Palët duhet të punojnë gjatë fundjavës për të arritur marrëveshje deri më 31 maj, ashtu siç premtuan (duhet të fitojnë kohën e humbur në COVID). Askush nuk do të marrë gjithçka që ata dëshirojnë – përcaktimi i negociatave. Ju jeni afër – mos pushoni, mos u zhgënjeni” shkroi në një status Yuri Kim.

Të fundit