All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

"S'ka kthim pas te visat!", Rama sqaron shqiptarët: ETIAS është një filtër i BE kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar

"S'ka kthim pas te visat!", Rama sqaron shqiptarët: ETIAS
All - Paragraf - 1

Vendosja në zbatim e sistemit të ri, i cili i detyron qytetarët shqiptar që duan të udhëtojnë drejt zonës Shengen, të pajisen me një “ETIAS”, ka krijuar një situatë paniku se Shqipëria mund t’i kthehet sërish regjimit të vizave.

All - Paragraf - 3

Në një konferencë për shtyp kryeministri Rama ka sqaruar edhe këtë shqetësim, duke shtuar se sbëhet fjal për një kthim mbrapa dhe se ETIAS është një filtër në funksion të politikës së sigurisë të BE kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

“Ka që në 2016 që flitet për këtë, por nuk bëhet fjalë fare për ndonjë kthim pas. Bëhet fjalë për një sistem sigurie të BE për të gjitha shtetet jo anëtare të BE, qytetarët e të cilave duan të hyjnë në BE dhe nuk kanë nevojë për vizë. Jemi në një shoqëri që besoj s’ka të sharë me amerikanët, zviceranët, britanikët, japonezët, që sipas këtij sistemi, do duhet që para se të nisen në BE, të bëjnë një aplikim online dhe ky aplikim nuk është për vizë. Thjesht e bën aplikimin, i cili futet në sistemi dhe ti merr konfirmimin nëse je apo jo i lejuar të hysh në BE, në bazë të kartelës kriminale.

S’ka lidhje fare kjo me qytetarët që s’kanë kartelë kriminale të regjistruar si person i lidhur me terrorizmin apo krimin e organizuar. Është e gjitha për shtetet që nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në BE. Nuk është kthim mbrapa te viza, siç me siguri do të predikohet nga të gjithë ata që duan të përhapin erën e pusetës digjitale në Gjirin e Lalzit. Është thjesht një filtër në funksion të politikës së sigurisë të BE kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar”, tha Rama.

Të fundit