Flash News

KRYESORE

S'ka luks për Coronavirus, tifozët gjermanë dhe ata italianë marrin një lajm të keq

S'ka luks për Coronavirus, tifozët gjermanë dhe ata

Tifozët gjermanë dhe italianë në Shqipëri po prisnin me padurim miqësoren e luksit Gjermani-Itali, por ajo nuk do të luhet.

Miqësorja ishte planifikuar të zhvillohej më 31 mars, por Federata Gjermane e Futbollit ka informuar se kjo ndeshje është anuluar tashmë. Qyteti i Nurenmbergut, ku do të luhej takimi i shumëpritur, ka anuluar çdo ngjarje apo event me mbi 100 persona (sipas ligjit të shtetit gjerman), për shkak të Koronavirusit.

Federata Gjermane e Futbollit ka pezulluar edhe kampionatin vendës për momentin, derisa gjendja aktuale e trazuar të ketë zhvillime të reja. Deri tani në Itali ka mbi 1000 viktima të virusit vdekjeprurës, ndërsa në Gjermani së paku 7.

Të fundit