Flash News

KRYESORE

"S'ka më Kolegj Civil dhe Penal", Gjykata e Apelit të Tiranës merr vendimin: Çështjet ndahen me short mes 13 gjyqtarëve

"S'ka më Kolegj Civil dhe Penal", Gjykata e Apelit të

Gjykata e Apelit të Tiranës vendos se nuk do ketë Kolegj Civil dhe Penal dhe çështjet do të ndahen tek të gjithë gjyqtarët. Shkak për marrjen e një vendimi të tillë është bërë numri i lartë prej rreth 13 mijë dosjesh të mbetura për shqyrtim në Apel.

Mësohet se, stoku është krijuar për shkak të shkarkimeve të gjyqtarëve nga vettingu apo dorëheqjeve, në këtë mënyrë zgjidhja e përkohshme për këtë problematikë sipas Apelit, është nxjerrja jashtë funksionit e kësaj strukture.

Të gjitha çështjet tashmë pritet të hidhen në short midis gjithë gjyqtarëve. Aktualisht janë vetëm 13 gjyqtarë në Apel, ndërkohë që pritet të ketë largime të tjera.

Kujtojmë se, Apeli i Tiranës ishte i ndarë në dy sektorë në civilë dhe penalë për gjykimin e çështjeve por për shkak të fluksit të madh të dosjeve që presin të shqyrtohen dhe numrin e ulët të gjyqëtarëve për shkak të vettingut, është marrë vendimi për shkrirjen e këtyre sektorëve. Pra, një gjyqtar që më parë ka shqyrtuar vetëm çështje civile, tashmë do të shqyrtojë dhe ato penale.

Vendimet e Apelit janë të një rëndësie të veçantë për shkak se janë të formës së prerë. Ndërkohë që nëse ka vendime në kohë, personat e dyshuar për krime dhe të arrestuar mund të dalin të lirë për shkak të mbarimit të afateve.

Të fundit