Flash News

KRYESORE

S'ka më mësime on-line; Qeveria merr vendimin: Nën masa të rrepta sigurie, shkollat do të hapen në 14 shtator!

S'ka më mësime on-line; Qeveria merr vendimin: Nën masa

Shkollat do të hapen në shtator. Ky është vendimi i marrë nga qeveria dy ditë më parë, si rezultat i një sondazhi të zhvilluar mes nxënësve, mësuesve dhe prindërve, rezultatet e të cilit treguan se  87% e tyre dëshironin kthimin në shkolla dhe vetëm 13% ishin për vijimin e mësimit on-line.

Mbrëmjen e djeshme, Ministrja e Arsimit lajmëroi se data për nisjen e vitit të ri shkollor, pavarësisht kushteve të pandemisë me viktima dhe të infektuar në rritje, është 14 shtatori.

Po ashtu, për t’ju ardhur në ndihmë në mësimnxënie, MASH ka planifikuar zhvillimin e orëve të mësimit nga 31 gushti deri më 11 shtator për nxënësit e ciklit fillor (nga klasa e 1-5). Mësimi për këtë kategori nxënësish do të bëhet në lëndët gjuhë shqipe dhe matematikë, me qëllim rikuperimin e orëve të humbura nga mësimi on-line.

"Nisur nga disa lajme ditën e sotme, MASR nënvizon se viti i ri shkollor NUK FILLON më datë 31 gusht, por më 14 shtator, ashtu siç edhe është parashikuar. Bëjmë me dije se në datën 31 gusht deri në 11 shtator do të zhvillohen mësime plotësuese VETËM me ata nxënës të klasave 1-5 (cikli fillor), të cilët nuk kanë pasur akses dhe mundësi gjatë periudhës së mësimit online, mars–maj 2020. Ky program plotësues i pajis këta nxënës me njohuritë dhe aftësitë gjuhësore dhe matematikore që i përkasin programit mësimor, të zhvilluar në periudhën mars-maj 2020.

Zyrat Arsimore kanë identifikuar shkollat dhe nxënësit të cilët mund të jenë pjesë e këtij programi dhe që janë kryesisht nxënës të cilët u përkasin shtresave vulnerabël, romë, egjiptianë apo të zonave të thella gjeografike. Zbatimi i programit plotësues do të menaxhohet nga drejtoritë dhe zyrat arsimore vendore, si dhe shkollat sipas rasteve të identifikuara. Ndërkohë, orët mësimore gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen sipas të gjitha protokolleve të kushteve higjieno-sanitare, duke ruajtur distancimin fizik dhe mbrojtur shëndetin e gjithsecilit", njofton MASH.

Megjithatë, pavarësisht nisjes së mësimit në bankat e shkollës në shtator, ministria e Arsimit, Besa Shahini, theksoi se do të merreshin masat e nevojshme për të siguruar ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve. Në një konferencë të përbashkët me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Shahini tregoi se rikthimi në shkolla do të bëhet nën një protokoll të rreptë sigurie.

Ndërkaq, edhe Manastirliu konfirmoi se siguria në institucionet arsimore është është primare dhe se ISHP ka marrë masa duke përgatitur protokollet e sigurisë.

Hapja e shkollave në 14 shtator për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar, do të bëhet sipas disa specifikave të ndryshme, në varësi të shkollës dhe numrit të nxënësve. Në shkollat që ka një numër të madh nxënësish në klasë, është hedhur ideja e procedimit përmes turneve, me qëllim ruajtjen e distancimit social.

Të fundit