Flash News

KRYESORE

'S’ka prova për 500 mijë dollarë nga PD', zbardhet vendimi i gjykatës pas pushimit të çështjes për lobimin rus

'S’ka prova për 500 mijë dollarë nga PD',

Është zbardhur vendimi i gjykatës qe pushoi procesin për çështjen e lobimit rus, me të pandehur kreun  e PD, Lulzim Bashën dhe dy zyrtarët e tjerë demokratë, ish-sekretarin e përgjithshëm Arben Ristanin dhe ish-financierin Ilir Dervishi, të cilët u akuzuan për lobimin me vlerë 675.000 dollarë në SHBA.

Top Channel raporton se në vendimin prej 41 faqesh thuhet se nuk ekziston fakti penal. Sipas hetimit gjyqësor ka rezultuar se PD s’ka pasur kontratë lobimi me kompaninë “Biniada Trade”. Nga ato që deklaron gjykata, kontrata e Nick Muzin me “BiniadaTrade” s’ka lidhje me ndonjë parti.

“Partia Demokratike nuk ka patur kontrate lobimi me kompaninë Biniada Trade dhe  Kontrata e Nick Muzin me Biniatt Trade nuk ka lidhje me interesa të ndonjë partie politike. Deklarata e lobistit Muzin nuk konfirmohet me asnjë provë dhe nuk mund t’i nënshtrohet vlerësimit të gjykatës. Nuk ka prova që Muzin ka marrë 500 mijë dollarë nga PD dhe 150 mijë dollarë Biniada Trade”, shkruhet në vendim.

Kujtojmë se gjykata vendosi të pushojë çështjen më 13 janar.

Pas vendimit të gjykatës, Arben Ristani akuzoi sërish prokurorinë si organ të kapur nga politika, ndërsa avokati mbrojtës i Bashës, Eduart Halimi u shpreh se vendimi i gjykatës provoi se e gjitha ishte një akuzë e bazuar në spekulime.

Të fundit