Flash News

KRYESORE

“S’ka seancë normale në parlament”, ç’pritet të ndodhë dhe cili do të jetë sot qëndrimi i opozitës

“S’ka seancë normale në parlament”,

Ashtu si do të enjte, në orën  10.00 pritet të nisë seanca parlamentare.

Opozita më herët deklaroi se do ta bojkotojë, ashtu si edhe komisionet parlamentare (përveç komisionin për Tahirin) në shenjë proteste kundër vendimeve të qeverisë.

Megjithatë, grupi Parlamentar i Partisë Demokratike u mblodh dje në orën 13:00. Në mbledhje u diskutua për seancën e sotme parlamentare. Burime brenda mbledhjes bëjnë me dije për Politiko.al se sot nuk do të ketë seancë normale në kushtet ku kuksianët janë ende në burg.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se Partia Demokratike do të kërkojë largimin e Ramës nga Kuvendi, për gjuhen e përdorur në Parlament.

Krahas gjuhës, sipas deputetëve demokratë Rama duhet të ishte dënuar nga Parlamenti dhe për arrestimin e padrejtë të kuksianëve.

Kujtojmë që pas protestës së qytetarëve të Kukësit për tarifën në Rrugën e Kombit, 11 persona mbetën në burg

Të fundit