Flash News

KRYESORE

S’ka shpresa për Shullazin, Krimet e Rënda rrëzojnë kërkesën për ndryshimin e trupës gjykuese

S’ka shpresa për Shullazin, Krimet e Rënda rrëzojnë

Gjykata e Krimeve të Rënda vendos të zhvillojë procesin e gjyqit të Emiljano Shullazit me 5 anëtarë, duke rrëzuar kështu këkesën e avokatëve për trupin gjykues me 3 gjyqtarë. Emiljano Shullazi kërkoi edhe ai të gjejë “shpëtim” tek reforma në drejtësi, pasi avokati i tij, Vladimir Meçi, kërkoi sot ndryshimin e trupit gjykues sipas Kodit të ri të Procedurës Penale. Kodi i ri parashikon që trupi gjykues të funksionojë me tre anëtarë por aktualisht trupa gjykuese funksionon me 5 anëtarë. Pas kërkesës së avokatit, trupi gjykues është tërhequr për vendim dhe i ka thënë jo kërkesës së Shullazit.

 

Të fundit