Flash News

KRYESORE

S'ka vetting në politikë, juristi Gjata akuzon edhe faktorin ndërkombëtar: Sillen si specialistët kinezë

S'ka vetting në politikë, juristi Gjata akuzon edhe faktorin

Me 52 vota pro dhe 74 kundër u rrëzua propozimi i Partisë Demokratike për vetting në politikë. Juristi Çlirim Gjata argumenton se vendimi erdhi si shkak i frikës së mazhorancës për të pastruar radhët e veta nga politikanët e lidhur me krimin.

Në edicionin e lajmeve në Ora News, ai nuk la pa shigjetuar edhe rolin pasiv të faktorit ndërkombëtar duke e krahasuar me kohën e specialistëve kinezë të viteve 60’-70’.

“Faktori ndërkombëtar më kujton kohën e specialistave kinezë në vitet '60-'70. Shqipëria është në varfëri ekstreme, krimi i organizuar 4 klane dhe 20 familje, dy Ministra të Brendshëm dolën, kemi Prokurorinë komplet të kapur.Ku është faktori ndërkombërtar? Faktori ndërkombëtar të kujton specialistët kinezë atëherë që kur po ndërtohej një fabrikë thonin si t'ja bëjmë të rregullojmë një antenë”, sqaroi Gjata.

Në fund, ai u shpreh pesimist lidhur me organet e reja të drejtësisë, KLGJ dhe KLP, të destinuara për të hetuar politikanët e nivelit të lartë. “Ju shpresoni që këta të ndërtojnë një SPAK dhe një Gjykatë për të futur Kryeministrin në burg për të nxjerrë këto skandale”, përfundoi ai.

Të fundit