Flash News

KRYESORE

Skadimi i kartave të identitetit, deputeti i PD: Si po përpiqet Rama t’i blejë votuesit

Skadimi i kartave të identitetit, deputeti i PD: Si po përpiqet Rama

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë shprehur shqetësimin lidhur me një element shumë të rëndësishëm lidhur me zgjedhjet lokale.

Ai ka theksuar se 1.4 milion karta identiteti skadojnë para zgjedhjeve dhe sipas tij, Rama po kërkon të blejë votuesit duke shpërndarë kupona falas për të ribërë kartat.

Salianji shpreh shqetësimin se Ministria e Brendshme nuk bën asnjë njoftim, asnjë përpjekje paraprake për ta parandaluar dhe zgjidhur çështjen.

Postimi i plotë:

1.4 milion karta identiteti iu skadon afati deri në datën e zhvillimit të zgjedhjeve lokale. 1.4 milion mundësi që Rama t’i blejë duke iu paguar kuponin, duke i bërë presion apo duke mos pajisur me kartë votuesit opozitarë! Qeveria po iu shpërndan që sot kuponë Organizatave të PS për të blerë votuesit nëpërmjet kuponëve falas!

Për këtë arsye Ministria e Brendshme nuk bën asnjë njoftim, asnjë përpjekje paraprake për ta parandaluar dhe zgjidhur çështjen!

 

Të fundit