Flash News

KRYESORE

Skafi me drogë i shpëton policisë së Durrësit, arrestohen në flagrancë dy shtetas

Skafi me drogë i shpëton policisë së Durrësit,

Një skaf i ngarkuar me drogë i ka shpëtuar policisë së Durrësit, duke vijuar udhëtimin drejt Malit të Zi.

Policia ka mundur të arrestojë dy shtetas shqiptarë të cilët po udhëtonin në me një automjet tip “Fouristradë” e cila u bllokua në rërë pasi skafi ishte nisur.

Në pranga ra Albert Dedaj dhe Oriol Brokaj, njëri nga Lushnja dhe tjetri nga Vlora, Dedaj drejtonte "Fouristradën", ndërsa Brokaj drjtonte furgonin i cili transportoi drogën.

Burime nga Policia e Durrësit bënë me dije për "BalkanWeb" se lënda narkotike kanabis ishte transportuar nga Vlora drejt Durrësit. Në Porto Romano në zonën e hidrovorit, pranë portit të karburanteve gomonia u ngarkua me drogë dhe u nis më pas drejt Malit të Zi. Dedej dhe Brokaj janë kthyer mbrapsht por janë ‘tradhtuar’ nga fuoristrada, e cila ka ngecur në rërë.

Policia ka sekuestruar karelin që shërbeu për transportimin e drogës, nga toka në det.

 

 

Të fundit