Flash News

KRYESORE

Skafi i dyshuar për trafikim, Bledar Naçi tregon konfliktin me policinë e Vlorës: U arrit deri në nxjerrje armësh

Skafi i dyshuar për trafikim, Bledar Naçi tregon konfliktin me

Ish shefi i Antidrogës së Fierit, Bledar Naçi ka deklaruar se ka pasur dhe incidente me policinë e anitidrogës së Vlorës. Naçi ka treguar një rast konkretë kur aid he ish-kolegu I tij Dritan Zagani kanë ndaluar një skaf si të dyshuar për trafikim droge gjë e cila I ka përplasur me policinë e Vlorës të cilët sipas Naçit nuk lejonin sekuestrimin e skafit.

“Kemi qenë në shërbim në Lushnjë së bashku me oficerin Dritan Zagani, se kemi qëndruar disa ditë dhe kemi pasur rezultate në kapjen e narkotikëve. Një ditë na është dhënë urdhër nga eprorët që kishin një informacion për një skaf të në zonën e Levanit dhe kemi shkuar unë dhe Zagani. Gjatë rrugës Zagani komunikonte disa herë me shefin dhe informohej për detajet gjatë operacionit, informohej salla nga inspektoriati dhe kështu zinxhir na vinte informacioni.

Ishte një “Land Rover” që po tërhiqte skafin për ta zhvendosur në dhe po kalonte territorin e qarkut të Fierit, kishte mbërritur te ura e Mifolit.

Ka qenë një këmbëngulje e Zaganit dhe e shefit që komunikonte dhe na u tha ta ndiqnim deri në destinacion që ta ndalonim ndonëse kishte hyrë në zonën e Vlorës, duhej të përfundonim operacionin. Dhe unë dhe Zagani vazhduam ndjekjen dhe e kemi ndaluar mjetin.

Ndërkohë që ne po u kërkonim informacione për këtë lëvizje të skafit, vijnë 4 oficerë të policisë së Vlorës. Ata kanë debatuar me Zaganin pasi ne donim që mjeti të shoqërohej për në komisariatin e Fierit dhe kemi kërkuar forca të tjera të mbështesnin operacionin.

Zagani tha se ne do të marrim dhe do e shoqërojmë mjetin, shef Zagani si ish-shef I Kufirit I njihte mirë ligjet dhe proceduarat, dhe u bëri të ditur atyre se po respektonim ligjin dhe ky debat u bë I nxehtë. U arrit deri në fyerje dhe nxjerrje armësh.

Për të sekuestruar këtë skaf me tre motorë Policia e Vlorës është bërë pengesë duke kërkuar me çdo kush të marrjen e mjetit.

Mjeti është marr me forcë nga ne, I kemi marrë çelësat dhe kanë ardhur dhe forcat tona mbështetëse. Personi në ikje e sipër na kërcënoi Zaganin dhe mua duke na thënë do t’iu fus plumbin”,- ka deklaruar Naçi për “Gazeta Shqiptare”.

Të fundit