Flash News

KRYESORE

“S’kam asnjë ankesë për të”, shkarkohet nga detyra drejtoresha e “dalluar” nga Edi Rama

“S’kam asnjë ankesë për të”, shkarkohet

Shkarkohet nga detyra Drejtoresha e Tatimeve në Vlorë, Pranvera Resulaj.

Lajmi është konfirmuar nga burime të politiko.al. Sipas të njëjtave burime, drejtoresha është shkarkuar nga detyra ditën e sotme.

Kujtojmë se Resulaj është cilësuar nga kryeministri Edi Rama një vit më parë si një ndër drejtueset më të dalluara në administratë në një takim në Vlorë kur tha: Është rast unikal, s’kam asnjë ankesë për të. Që vlonjatët të ngrenë dorë dhe të shkruajnë mbi tastirë fjalë të mira, kjo nuk ndodh”.

Po ashtu, Resulaj ka qenë në qendër të kritikave dhe akuzave të opozitës për pjesëmarrjen e saj në fushatën elektorale të vitit 2017, si një shkelje e hapur e ligjit, paralelisht kur drejtonte drejtorinë e Tatimeve në Vlorë.

Të fundit