Flash News

KRYESORE

“S’kam përgjegjësi për ata që rrëzohen në rrugë”, Ilda Bejleri kapet me mediat pasi u përfol se aksidentoi gruan në Tiranë  

Moderatorja e emisioneve sportive, Ilda Bejleri ka reaguar sërish pasi prej ditës së djeshme qarkulloi në median online lajmi se ka aksidentuar një grua në Tiranë.

Bejleri ka mohuar sërish se nuk ka shkaktuar asnjë aksident, pasi sipas saj në momentin kur janë parë kamerat e zonës në polici, rezulton se ajo nuk ka prekur askënd me makinën që drejtonte.

Madje, shton se ‘nuk mban asnjë përgjegjësi për njerëzit që rrëzohen në tokë nga nxitimi për të kaluar rrugën, kur semafori është jeshil për automjetet', ndërsa e nis me një ironi reagimin për mediat duke i quajtur “mer-diat shqiptare”.

Të fundit