Flash News

KRYESORE

“S’kam qenë asnjëherë e numrave por e kualitetit”, Nora Istrefi preferon të përdorë rrjetet sociale për promovimin e punës së saj

“S’kam qenë asnjëherë e numrave por e

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi, preferon të përdorë më së shumti  rrjetet sociale për të promovuar punën e saj, edhe pse nuk e ka refuzuar ndonjëherë median tradicionale.

E pyetur nga gazeta “Express”, se përse nuk e kemi parë nëpër intervista në televizion, Nora shprehet: “ Secili prej nesh tanimë posedon një media të tij. Sikur ne, personazhet publike, ashtu dhe ata të rëndomtë. Më duket super mjaftueshëm që ajo që dua ta shpreh depërton në masë të saktë te ndjekësit e mi. S’kam qenë adhuruese e fjalëve asnjëherë dhe s’është që i kam refuzuar, mirëpo thjesht po përdor mediat e mia sociale për t’i kontribuar punës time”.

Këngëtarja shprehet se arsyeja që ajo nuk ka publikuar së fundmi shumë projekte muzikore është se ajo do të ketë një muzikë cilësore dhe jo të shprehur në numra.

“Po vij aq shpesh sa po e shoh të arsyeshme ardhjen me muzikë cilësore. Mendoj që s’kam qenë asnjëherë e numrave, por e kualitetit. Gjithmonë me parimin “pak dhe saktë”, rrëfehet Nora.

Nora Istrefi është një këngëtare që kanë një jetë të qetë, pa skandale dhe e dedikuar pas familjes së saj të vogël.

Të fundit