Flash News

KRYESORE

Skandal dhe në mjekësi/ Shefat e klinikave me dy poste, zgjidhen politikisht 

Politika ka "futur duart" edhe në mjekësi, fushë e cila ka në dorë jetën e njerëzve. Shefat e klinikave në Qendrën Spitalore Universitare janë zgjedhur politikisht në mënyrë të paligjshme.

Në një shqyrtim nga Lapsi.al të procedurës  së garës për drejtuesin e shërbimit të Kirurgjisë së Përgjithshme Digjestive, rezulton fitues mjeku Arben Gjata.

I njëjti person është edhe Rektor i mjeksisë i zgjedhur mes gjithë polemikave që shpërthyen në atë kohë në shtyp.Gjata, i cili ka fituar me rreth 9 pikë para rivalit të tij, tahmë mban dy poste, shefit të klinikës së kirurgjisë digjestive dhe rektor.

Sipas Lapsi.al kjo zgjedhje vjen direkt nga qeveria. Ashtu siç verifikohet dhe në dokumentacionin, personat në komision janë vartës; njëri nga Ministri i shëndetësisë, i dyti nga ministri i arsimit, i treti drejtori i spitalit i caktuar drejtëpërdrejt nga Rama dhe madje në këtë farsë ka votuar edhe një përfaqësues i rektoratit, pra vartësi i drejtëpërdrejtë i Arben Gjatës që ishte në garë.

Një tjetër “hije dyshimi” se kjo zgjidhje është politike, është fakti se konkurenti tjetër, Arben Beqiri, një kirurg ka bërë inovacione në fushën e tij, ka një “cen në biografi”.  Beqiri ka qenë ministër teknik për tre muaj, një arsye më shumë për t’u shkelur meritorkacia.

Një tjetër fakt, sipas Lapsi.al është:

Së pari: Shkelja e Ligjit të konfliktit të interesave, kur një njeri delegon vartësin e tij për të votuar pro tij. Së dyti është shkelur ligji i një nënpunësi të shtetit që duhet të jetë 8 orë në zyrë. Pyetja që ngrihet; në cilën zyrë do të jetë Arben Gjata në zyrën e rektorit apo atë të Shefit të klinikës dhe kirurgut?Dhe së fundi i zgjedhuri i ri duhet të bëjë edhe një kontratë me komisionin që e zgjodhi. Pra me edhe me një nga vartësit e tij. Pra edhe me vetveten. Siç shihet dhe në këtë rast, me mjekët e infermierët po sillet njësoj si me studentët.  Ndaj dhe ata janë të pakënaqur.

Kujtojmë që infermierët kanë paralajmëruar një protestë masive  në të gjithë Shqipërinë me datë 20 dhjetor, shkak një sërë pakënaqësishë, nisur nga rrogat.

Linku i Lapsi.al këtu 

Të fundit