Flash News

KRYESORE

"Skandal"! Ish-deputeti 'përplaset' me Lleshajn për riatdhesimin e shqiptarëve në "kampin e ferrit": S'më intimidoni me vajtime të vonuara

"Skandal"! Ish-deputeti 'përplaset' me Lleshajn

Ish-deputeti Agron Shehaj është përplasur me Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj përsa iu përket çështjes së lirimit të fëmijëve shqiptar të bllokuar në kampin e Al-Haël-it.

Ndërsa, po diskutohej për mundësinë e riatdhesimit të grave dhe fëmijëve, Lleshaj e ka konsideruar si politike pyetjen e Shehajt se “sa fëmijë janë riatdhesuar deri tani?”, duke theksuar se nuk mban përgjegjësi ligjore ndaj kësaj çështje.

“Nuk më intimidoni ju me këto vajtime të vonuara”, i është përgjigjur më tej insistimit të Shehajt, ministri Lleshaj.

Pjesë nga debati:

Shehaj: Sa fëmijë ka riatdhesuar Shqipëria?

Lleshaj: Dua që  virusi i politikës të qëndrojë larg kësaj. Nuk kam asnjë përgjegjësi ligjore ndaj kësaj çështjeje.

Shehaj: Si nuk ke përgjegjësi. Je ministër i shtetit shqiptar dhe ata janë nënshtetas shqiptarë.

Lleshaj: Nuk më intimidoni ju me këto vajtime të vonuara.

Shehaj: Si thua nuk kam përgjegjësi ligjore. Ky është skandal.

Lleshaj: Nuk më intimidoni aspak. Kur ju erdhën juvë këto nuk reagut fare, ndërsa tani po vajtoni.

Të fundit