Flash News

KRYESORE

Skandal korrupsioni në Tiranë/ Arrestohet avokatja, prokurori pezullohet nga detyra; morën para për ndryshimin e akuzës

Skandal korrupsioni në Tiranë/ Arrestohet avokatja, prokurori

Prokuroria e Tiranës është përfshirë në një skandal korrupsioni. Në prangat e policisë ka rënë avokatja Donata Lepenica, e cila në bashkëpunim me prokurorin Përparim Hasa, është filmuar në një rast mitmarrje. Pas arrestimit të Lepenicës, është bërë edhe pezullimi nga detyra i prokurorit Hasa.

Ata akuzohen se kanë marrë rreth 2 mijë euro nga një i pandehur për ndryshimin e akuzës nga prokurori i çështjes.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bllokuar prej katër ditësh serverin e kamerave të sigurisë së Prokurorisë së Tiranës, pasi mendohet se momenti kur prokurori dhe avokatja takohen në zyrë është filmuar i gjithi. Gjithashtu, është realizuar edhe përgjimi i telefonit të avokates Lepenica, e cila njofton të pandehurin se çështja është zgjidhur me prokurorin.

Të fundit