Flash News

KRYESORE

Skandal me ushqimin, makarona të skaduara nga Greqia për fëmijët e çerdheve

Skandal me ushqimin, makarona të skaduara nga Greqia për

Një tjetër skandal ka përfshirë çerdhet shqiptare. emisioni investigativ ‘Stop’ në tv Klan ka publikuar në nisje të sezonit një kamer të fshehtë, në sajë të të cilës del në pah se fëmijët e çerdheve shqiptare ushqehen me makarona të skaduara që vijnë nga Greqia.

Në video tregohet se si tregtohen në mënyrë ilegale produkte të skaduara në një magazinë në Strumë të Roskovecit, nga një person që quhet Flori. Ai thotë se produktet merren me TVSH nga Greqia, edhe pse janë të skaduara.

Takimi me të ëmën e Florit

Klienti – Si je? Mirë? Shtëpia e Haxhiut është apo jo? Në mos gaboj, kam folur deri tani me çunin. Çuni juaj ma ka treguar rrugën në telefon, ngaqë s’po e gjeja dot dhe nuk ishte vetë. Kam ardhur të marr ca ushqime.

Tani e kemi lënë me çunin për makarona, po ai më tha mund të shikosh edhe gjë tjetër, ça të duhet.

E ëma e Florit – Ça për shembull?

Klienti – Unë i dua për çerdhe.

E ëma e Florit – Për çerdhe do shikosh një herë te makina.

Klienti – Ça ka aty te makina?

E ëma e Florit – Ja këto ka, po ta shikosh, këto ka.

Klienti – Këto janë të skaduara, apo jo?

E ëma e Florit – Eeeee, po t’i shikosh një çikë datën, se kanë nga 2 muaj, 3 muaj.

Klienti – Nga 2 muaj, nga 3 muaj që kanë ashtu… Këto nuk janë prodhim shqiptar?

E ëma e Florit – Ku di unë? Këto vijnë nga jashtë më duket.

Klienti – Unë s’i kam për dyqan, i kam për çerdhe. I kam për çerdhe unë, them.

I ati i Florit – E mirë, s’ka problem. Ajo ulet cilësia, pse deri dje nuk ishin në supermarket ato?! Ça kanë?! Asnjë gjë.

Të fundit