Flash News

KRYESORE

Skandal në Korçë, të vdekurit nxirren nga varri për të varrosur të tjerë

Skandal në Korçë, të vdekurit nxirren nga varri për

Një ngjarje e rëndë në përmasat e një skandali ka ndodhur në qytetin e Korçës. Pranë varrezave të qytetit janë parë eshtra njerëzish të vdekur prej vitesh dhe të mbuluar me rroba të vjetra dhe mes shkurreve.

Sipas report Tv, dyshohet se këto eshtra janë lënë aty nga punonjësit e bashkisë për të hapur varre të reja.

Deri tani policia nuk ka një reagim zyrtar për këtë ngjarje, ndërsa banorët që jetojnë aty pranë janë shprehur të shqetësuar për këtë fenomen që rrezikon të shkaktojë ndonjë epidemi sëmundjesh.

 

Të fundit