Flash News

KRYESORE

Skandal në spitalin e Gjirokastrës/ Deputeti demokrat: Mbështeti PD-në, mjekja nxirret në penison me urdhër të ministrisë

Skandal në spitalin e Gjirokastrës/ Deputeti demokrat: Mbështeti

Mjekja e vjetër, nefrologia Figali Pashaj është hequr nga puna dhe është nxjerrë në pension. Sipas deputetit demokrat Tritan Shehu kjo vjen në bazë të një urdhëri të Ministrisë përkatëse të dërguar arbitrarisht nga Sekretari i Përgjithshëm i saj Arjan Kraja.

Sipas Shehut, mjekja me 37 vite eksperiencë është nxjerrë në penison pasi ka mbështetur lëvizjen demokratike në Gjirokastër.

Reagimi i Tritan Shehut:

Skandal diskriminues në spitalin e Gjirokastrës. Mjekja e vjetër, e mirënjohur, nefrologia Figali Pashaj, hiqet nga puna e nxirret në pension. Kjo vjen në bazë të një urdhëri të Ministrisë përkatëse të dërguar arbitrarisht nga Sekretari i Përgjithshëm i saj, Z.Arjan Kraja.

Dr. Figalia punon në atë spital me profesionalizëm të lartë e devocion prej 37 vitesh, si nefrologe prej vitit 1990 dhe prej vitit 2006 ka organizuar shërbimin e dializës aty. Ka mbushur moshën e pensionit vetëm në tetor të këtij viti.

Mjekja në fjale ka qenë një mbështetese e lëvizjeve demokratike në Gjirokastër, gjë që siç duket përbën shkakun e këtij nxitimi ekstrem për daljen e saj në pension, në një kohe kur Spitali i Gjirokastrës e ai Qark është boshatisur jo vetëm nga mjekët specialistë, por edhe nga ata të përgjithshëm.

Kjo ndodh ndërkohë që Rilindja deklaron se nuk do të nxjerrë mjekët aktive në pension, për shkak të gjendjes katastrofale aty e në nivel vendi të numrit të tyre. Ndërkaq mjekë të tjerë në atë spital e Qark, pjesë e strukturave të PS dhe e këshilltarëve të saj bashkiake, vazhdojnë të jenë në punë e aq më shumë të mbulojnë disa funksione, megjithese kanë mbi dy vite mbi moshë pensioni.

Ky është një diskriminim i vërtetë për ata që punojnë e përpiqen çdo ditë në shërbim të institucioneve të tyre shëndetësore, gjë që ka ngjallur indinjatën e revoltën e kolegëve dhe personelit në atë spital.

Të fundit