Flash News

KRYESORE

Skandal në Tepelenë, prindërit denoncojnë mësuesin për abuzim seksual me 11-vjeçare, policia e mban të fshehtë

Skandal në Tepelenë, prindërit denoncojnë mësuesin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Lutfinjë të rrethit të Tepelenës. Prindërit kanë denoncuar mësuesin e zonës se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tyre 11 vjeç, në klasë të 5-të.

Besnik Mucodemi akuzon publikisht mësuesin e shkollës 9-vjeçare Myzo Dida, 63 vjeç se ka ngacmuar prej kohësh vajzën e tij.

Sipas Jugunews, ai ka mësuar gjithçka pas një telefonate anonime të kryer në telefonin e shtëpisë të shtunën e kaluar.

Kjo thirrje në telefon ka qenë informuese për abuzimet që ka kryer mësuesi Myzo Dida, ndaj vajzës së tyre 11 vjeçe, nxënëse e klasës së pestë në shkollën e fshatit Luftinjë 1. Pas kësaj, i ati i vajzës, ka gjykuar që këtë çështje ta ndjekë në rrugë ligjore.

Ndërkohë, ëma e vajzës, e thellon akoma skandalin, duke pranuar se mësuesi i fshatit, ka lënë gjurmë në abuzimet seksuale në dëm të së bijës së saj, pas vizitës që është kryer në Repartin Gjinekologjik në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.

Vajza 11 vjeçare, prej një jave qëndron e mbyllur në një dhomë në banesë dhe nuk preferon të komunikojë me askënd, ndërsa nga ana tjetër, policia nuk ka reaguar ende lidhur me këtë rast të rëndë.

Të fundit