Flash News

KRYESORE

Skandal/ Organizatorët francezë ngatërrojnë himnin shqiptar, ekipi kuqezi nuk pranon të fillojë lojën

Organizatorët e takimit në “Stade de France” kanë ngatërruar himnin e flamurit, duke i befasuar kuqezinjtë dhe tifozët e Shqipërisë. Ndërkohë që francezët nuk kanë kuptuar asgjë.

Ndërkohë, më pas ka nisur himni i kombëtares franceze dhe në momentin që duhet të niste loja lojtarët e kombëtares shqiptare kanë qëndruar statik duke mos pranuar të luajnë pa u kënduar himni shqiptar, ashtu siç e përcakton dhe rregullorja.

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur para takimit Francë – Shqipëri. Stafi kuqezi reagoi menjëherë, ndërsa futbollistët nuk pranuan që t’i jepnin duart rivalëve të tyre. Pa dëgjuar himnin kombëtar, ata e bënë të qartë se nuk do të lëviznin nga vendi.

Një gabim i tillë i organizatorëve ka befasuar edhe trajnerin francez Didier Deschamps, si edhe stafin teknik, që nuk e prisnin një gafë të tillë.

Të fundit