Flash News

KRYESORE

Skandale të reja, Rama po i njëjti: Fajin e ka politika dhe media

Skandale të reja, Rama po i njëjti: Fajin e ka politika dhe media

Ngjarjet në Elbasan, atentatet në Vlorë e Lushnje, për të mbërritur më pas tek ajo që njihet si dosja “Habilaj” ku përmendej edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm, të gjitha këto në vetëm pak javë, mesaduket janë ngjarje të pamjaftueshme për kryeminsitrin Rama.

Kreu i qeverisë tha sërish të njëjtat argumente, që përsëriti gjatë gjithë mandatit të parë, sa i takon policisë së shtetit. Rama tha policia është institcioni më i besuar, edhe pse Xhafaj që foli pak para tij tha se besimi është lëkundër, madje përmendi edhe disa shifra si ilustrim por vetëm kaq.

Për ngjarjet e Elbasanit, Rama e cilësoi vetëm si të turpshme por nuk tha pse u deshën 20 ditë për të marr vendimin për shkarkimin e drjetuesve të policisë në drejtorinë e Elbasanit edhe pse çdo gjë ishte e qartë “me zë dhe figurë”. Nuk tha asgjë që policia ende nuk ka arrestuar atentatorët e ngjarjeve në Vlorë dhe Lushnje, por nuk foli asnjë fjalë edhe për ish-Ministrin e Brendshëm.

Tabloja e paraqitur nga kreu i qeverisë është e njëjta, politika dhe media po ngrenë stuhi të ekzagjëruara.

Të fundit