Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Skandalet e burgjeve shqiptare/ Çmimet stratosferike të ushqimeve, një banane 240 lekë
Të burgosurit në Shqipëri nuk dënohen vetëm me heqje lirie, por edhe me çmime më të larta sesa ato të tregut.
“Fiks Fare” bëri një vëzhgim në Institucionet e Ekzekutimit të Veprave Penale, duke parë sesi të burgosurit e kalojnë kohën e lirë dhe vështirësitë e shumta të tyre, që nga mungesa e ujit dhe deri te çmimet e vendosura në këto institucione, të cilat janë tejet të larta, pavarësisht se njësitë tregtare përzgjidhen me tenderim
Fillimisht erdhi një ankesë e pazakontë nga një i dënuar, i cili po linte qelinë në Burgun e Shënkollit. Avni Bushi rrëfeu se në këtë IEVP ka shumë probleme, duke filluar që nga hyrja e tij në qeli, e deri sa ka dalë.
Ai shpjegoi se problemet kryesore fillojnë që nga mungesa e ujit, qeli me pronarë, mungesë rrobash fjetjeje, mungesë sistemi ngrohjeje e ftohjeje, ushqim i pakonsumueshëm, e deri te mungesa e televizorit dhe frigoriferit, që detyrohen t’i sjellin vet. Madje, shumë blerje detyrohen t’i bëjnë në njësinë tregtare brenda IEVP-së, me çmime më të larta sesa tregu, pasi nuk lejohen t’i marrin nga jashtë.
Ai nuk është i vetmi që ankohet për kushtet e vështira në burg. “Fiks Fare” ka filmuar në dy raste familjarë që çojnë ujë të pijshëm në dy burgje, pikërisht në atë të Fushë-Krujës dhe në Durrës. Në bisedë me “Fiksin”, një polic burgu thotë se ujit i fusin klor, prandaj nuk e pinë të burgosurit.
Gazetarët e emisionit investigativ vijuan gjithashtu vëzhgimin e tyre, brenda burgut të Fierit dhe Fushë-Krujës, ku u vunë re qartë çmimet e larta në njësitë tregtare që operojnë brenda IEVP-ve. Në listën që drejtori i IEVP-së Fier, Etnor Krakulli u vuri në dispozicion gazetarëve të emisionit investigativ, shihet qartë diferenca më çmimet e tregut jashtë.
Këtë fenomen, drejtori i këtij institucioni tha se e ka vënë re që kur ka marrë detyrën. Ai tha se për këtë i ka kërkuar njësisë tregtare uljen e çmimeve. “Unë që kur kam ardhur, i kam ulur çmimet. Ka pasur produkte që i kam ulur me 200-300 lekë dhe i kam thënë zotërisë se, nëse do kisha sërish ankesa, do të merrja masa”, tha ai për “Fiks Fare”.
Ndërkohë, në IEVP-në Fushë-Krujë, drejtori Albert Malaj thotë se ka një muaj që ka marrë detyrën dhe së shpejti do të vinte një tjetër njësi tregtare. Sipas tij, procedurat për zëvendësimin e asaj të mëparshmes kanë nisur në periudhën që kishte marrë detyrën.
“Jam në dijeni të problemit, tani ne po bëjmë zëvendësimin e njësisë së mëparshme me një tjetër. Po bëjmë gati ambientin dhe për pak ditë do të jetë gati. I kemi kërkuar të plotësojë të gjitha rregullat”, thotë drejtori. Ai pranon të ketë pasur një problem të tillë dhe se mund të ketë ardhur edhe ngaqë transportin e këtyre mallrave nga njësia tek i dënuari e bënin të burgosurit, të cilët mund të kenë abuzuar. “Ju lutem mos më pyesni për më përpara”, mbyll bisedën drejtori.
Por përveç kësaj medaljeje, emisioni investigativ solli edhe mënyrën si e kalojnë kohën e lirë të dënuarit. Punonjësit socialë të dy institucioneve të vuajtjes së dënimit shoqëruan gazetarët e emisionit “Fiks Fare” në ambiente ku të dënuarit kalonin kohën e lirë.
Në IEVP-në Fier, ambientet në të cilat kalonin kohën e lirë të burgosurit ishin kalçeto, bibliotekë, ambiente kulti, e po kështu edhe klasa ku bënin kurse të ndryshme. Punonjësja sociale e këtij institucioni tha se shumë të dënuar janë të regjistruar në bibliotekë.
Në Burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë janë 450 dënuar, ndërkohë që kapaciteti i këtij burgu është për 350 persona. Edhe këtu të burgosurit merren me disa aktivitete, ku veçojmë klasat e mësimit të kompjuterit dhe një ambient i përshtatur për punime artizanale. Në këtë institucion ka edhe palestër, ku të dënuarit mund të ushtrohen një orë në ditë. Punonjësi social shpjegon se janë në rikonstruksion edhe një sallë për të luajtur shah dhe një sallë ping-pongu. Gjithsesi, ajo që vihet re dhe që është ngritur me të madhe si nga OSBE, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, edhe nga Avokati i Popullit, është mbipopullimi në institucionet e dënimit.Top Channel
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38