Flash News

KRYESORE

Skandalet e KQZ: Rastet kur kandidatët e PS shpallen fitues me më shumë vota se pjesëmarrja

Janë shënuar disa raste deri në këto momente kur kandidatët e Partisë Socialiste shpallen fitues me më shumë vota se sa numri i pjesëmarrësve në qendrat e votimit, një ditë më parë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Mospërputhja e shifrave shton edhe më shumë hijet e dyshimit dhe forcon akuzat e PD se KQZ ka manipuluar numrin e pjesëmarrësve.

Rasti në Urën Vajgurore:

Duke iu referuar të dhënave nga vetë KQZ-ja, shihet se si kandidatja e Partisë Socialiste në bashkinë Ura Vajgurore është votuar nga 5900 votues, por është shpallur fituese me 7666 vota.

Rasti në Divjakë:

Sipas të dhënave nga KQZ, Fredi Kokoneshi ka fituar me 13513 vota, edhe pse pjesëmarrësit kanë qenë 1300 sipas tabelës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Rasti i Memaliajt:

Ndonëse Gjolekë Guci, i vetëm në kandidim dhe me fitoren në ‘xhep’, edhe në Bashkinë e Memaliajt ka patur mospërputhje shifrash dhe rezultatesh.

Guci ka fituar me 4206 vota dhe po sipas KQZ pjesëmarrësit kanë qenë 4150.

Rasti i Malësisë së Madhe

Kandidati i PS në Malësinë e Madhe, Tonin Marinaj rezulton fitues me 7772 vota ndërsa pjesëmarrësit sipas KQZ kanë qenë 7600.

Të fundit