Flash News

KRYESORE

Skandalet në Financial Fair Play, UEFA paralajmëron ekipet e mëdha

Skandalet në Financial Fair Play, UEFA paralajmëron ekipet e

Financial Fair Play, i cili nuk i lejon klubet të shpenzojnë më shumë para sesa që fitojnë, ka marrë shumë kritika gjatë javëve të fundit për shkak të artikujve të publikuar nga "Der Spiegel" dhe "Football Leaks", pretendohet se Manchester City dhe Paris Saint-Germain i kanë falsifikuar dokumentet dhe paratë e përfituara nga sponsorët në mënyrë që të mos dënohen nga UEFA.

Kjo e fundit ka qenë në dijeni për këto shkelje, megjithatë ka arritur marrëveshje me dy klubet për të mos i dënuar ato.

Mirëpo, së fundmi UEFA i ka paralajmëruar ekipet e mëdha se do t’i rihapë rastet e mbyllura në lidhje me shkeljet e rregullave të transferimit, Financial Fair Play (FFP), nëse zbulohen të dhëna të reja për këto raste.

“Nëse zbulohen prova të reja, që mund të përdoren si dëshmi në këto raste, UEFA do t’i përdorë këto të dhëna për t’i sfiduar klubet dhe për të kërkuar sqarime nga klubet e përfshira. Nëse këto të dhëna të reja sugjerojnë se ka pasur abuzime në rastet tashmë të mbyllura, këto raste mund të rihapen. Kjo qasje është e vlefshme për të gjitha klubet që aplikojnë për një licencë të UEFA-s dhe që dëshirojnë të marrin pjesë në garat evropiane”, shkruhet në deklaratë.

Të fundit