Flash News

KRYESORE

Skandalet me pronat në bregdet, prokuroria: Në shënjestër edhe 30 zyrtarë të tjerë

Skandalet me pronat në bregdet, prokuroria: Në shënjestër

Janë vënë nën shënjestër të prokurorisë zyrtyarë të tjerë, lidhur me abuzimet dhe falsifikimeve për tjetërsimin e pronave , kryesisht në bregdet. Pas Lezhë, ku ranë në pranga 22 persona, përfshirë edhe kryebashkiakut Fran Frrokaj dhe nënkryetarit të tij, tashmë është radha e Durrësit.

Sipas gazetës “Panorama”, prokuroria e Durrësit ka nisur hetim për tjetërsimin e pronave në qytetin bregdetar.

Mësohet se në shënjestër janë vënë 30 punonjës të Hipotekës dhe ALUIZNI-t. Prokuroria ka kërkuar që në vijim të hetimeve të nisura të marrë në pyetje punonjësit e këtyre dy institucioneve. Sipas burimeve nga organi i akuzës, në Durrës është bërë masakër me tjetërsimin e pronave. Mësohet se janë një sërë dosjesh tashmë të sekuestruara, të cilat po i nënshtrohen hetimeve intensive.

Ndërkohë në Lezhë, zyrtarët e arrestuar u liruan vetëm dy ditë pas arrestimit, pasi gjykata vendosi ndaj tyre masën e sigurisë “arrest shtëpie”.  

Të fundit