Flash News

KRYESORE

Skandalet seksuale në Hollywood, për herë të parë Jennifer Lopez pranon se është ngacmuar nga regjisori i saj

Denoncimi i skandaleve seksuale në Hollywood sa vjen dhe po shtohet dhe e fundit që i është bashkuar lëvizjes #Metoo dhe #TimesUp është këngëtarja Jennifer Lopez, e cila ka treguar dhe historinë e saj personale.

Në një intervistë për “Harper`s Bazaar”, Lopez ka treguar se i është bashkuar nismës #MeToo me një denoncim të saj.

“Bëhet fjalë për një nga provat e para të mia për të marrë pjesë në një film në vitet ‘90. Mu kërkua nga regjisori të hiqja këmishën dhe ti tregoja gjoksin. Unë nuk e bëra. E dija që ajo nuk ishte rruga e duhur. Në mendjen time ishte e qartë që nuk ishte një sjellje e mirë. E di që do përfundonte në një tjetër mënyrë”, ka thënë  këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez.

Jennifer nuk e ka treguar emrin e regjisorit që ka kërkuar të bëjë një veprim të tillë teksa u pyet nëse ishte abuzuar me të gjatë kohës që ishte në Hollywood, ajo dha një përgjigje pasi u mendua gjatë: Nuk kam pasur abuzime në mënyrën se si kanë denoncuar shumë aktore kohët e fundit.

Burimi: Harper`s Bazaar

Të fundit