Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Skandalet ‘Xhafaj’ dhe ‘Tahiri’ janë më të mëdha se sa fuqia e Ramës për t’i mbyllur
Fitim Zekthi
Shqipëria qeveriset nga një grup politik që vazhdimisht hap çështje të rëndësishme, bie në skandale, merr vendime të diskutueshme për ekonominë apo infrastrukturën, jep koncesione apo tendera për për gjëra madhore, duke mos lejuar për asgjë një disutim të plotë dhe të gjerë.
Sapo nis një debat për një çështje bazike për demokracinë, si emërimi antikushtetues i Prokurorit të Përgjithshëm, del një çështje tjetër si ajo e arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm, Tahiri. Sapo nis debati mbi përgjegjësitë e qeverisë për trafikun e drogës, ish-ministri lirohet dhe nis një debat i ri. Sapo nis një debat mbi përgjegjësitë e e qeverisë për çështjen e ministrit Xhafaj, që dyshohet se ishte në dijeni të dënimit me burg për trafik droge në Itali, nis një debat për pranimin apo jo të emigrantëve, apo hapjen e një qendre për terrorizmin.
Kjo gjë vazhdon të paktën prej pesë mujash ose këta pesë muaj është bërë shumë më e dendur. Kjo ndodh për dy arsye. Së pari, qeveria është aq shumë e ngatërruar në problem, sa ajo përkufizohet vetëm nga problemet dhe me gjithë përpjekjen gjigande për të mos lejuar të flitet për problemet, ato do ta shfaqin veten.
Së dyti, vetë qeveria kujdeset që popullit dhe opinionit t’i hidhet vazhdimisht tagji si ushqim i përditshëm në mënyrë që, duke u endur nga skandali në skandal, apo nga debati në debat, çdo skandal dhe çdo debat të degjenerojë. Kjo është një taktikë e njohur manipulimi.
Që e gjithë kjo të ndodhë duhet që institucionet që mbajnë në këmbë mekanizmat e funksionimit të demokracisë të shemben ose të mos ekzistojnë. Tërë mendimi politik, që nga periudha kur bota njohu sërish demokracinë, pas revolucioneve të në Europë dhe SHBA në shekullin 18, konsiston në faktin që degët e qeverisjes duhet të jenë të ndara, të kontrollojnë njëra-tjetrën dhe të kenë pushtet të kufizuar.
Kështu, Qeveria duhet të jetë nën kontrollin e paralamentit i cili miraton buxhetin dhe ligjet, ngre komisione hetimore dhe mund ta rrëzojë qerverinë… Gjykatat dhe Prokuroria janë të pavarura dhe para tyre çdokush nuk ka asnjë përparësi ndaj askujt. Gjykata mund të rrëzojë, jo vetëm vendime qeverie por edhe ligje të Parlamentit. Vetë Gjykata, për shkak të mekanizmave të zgjedhjes, është nën një kontroll të brendshëm dhe, anëtarë të shkallës së epërme të saj mund të shkarkohen nga Parlamenti…Veç ndarjes dhe kufizimit të pushteteve, demokracia ka nevojë edhe për një shkallë të caktuar lirie të shtypit, në mënyrë që e vërteta për qeverisjen njerëzve të mos iu tregohet nga Qeveria.
Shqipëria, asnjëherë në këta 27 vite pluralizëm, nuk ka patur një ndarje të qartë të pushtetit të Qeverisë nga ai i Palamentit. Thuajse gjithnjë, Qeveria ka patur kjontroll në një shkallë të caktuar mbi Parlamentin. Megjithatë, është hera e parë që nga viti 1998, që Kryeministri ka kontroll të plotë, gati absolut mbi Parlamentin. Në vitin 1998, ndonëse PS kishte një shumicë dërrmuese kushtetuese deputetësh, kryeministri Nano nuk e kishte nën kontroll të plotë Parlamentin. Ai Parlament nuk miratonte çdo gjë që donte Kryeministri. Madje, ai Parlament, po atë vit, zgjodhi një Kryeministër tjetër, Majkon.
Në vitet 1999-2000, kryeministri Majko, por edhe Meta më pas, nuk kishin kontroll absolut mbi Parlamentin. Madje ai Parlament largoi Majkon. Pas vitit 2001, ndonëse PS kishte shumicë të cilësuar deputetësh, kryeministri Meta nuk kishte kontroll të plotë mbi atë Parlament për shkak se vetë Parlamenti u konsiderua i manipuluar nga zgjedhjet në Dushk, por edhe për shkak të konfliktit të brendshëm në PS. Ai Parlament largoi Metën. Më pas ai Parlament largoi Majkon sërish dhe solli Nanon. Nano nuk pat asnjëherë kontroll të plotë mbi Parlamentin.
Në këtë periudhë, gjykatat dhe Prokuroria ishin të lidhura me PS, por PS kurrë nuk pati kontroll mbi to. Parlamenti i PS-së largoi me zhurmë Prokurorin e Përgjithshëm, Rakipi, që nuk ishte vegël qorre e PS, dhe solli Sollakun që, nuk ishte gjithashtu një vegël qorre e PS, ndonëse që të dy ishin të lidhur fort me PS. Edhe gjykatat kishin profil të njëjtë me atë të prokurorëve të përgjithshëm. Pra ishin të lidhura me PS, por jo vegla të verbra. Shtypi ishte edhe ai i lidhur me partitë. Shtypi kryesor ishte mbështetës i qeverisë së PS, i grupeve të ndryshme në të. Fryma në shtyp ishte kundër opozitës, por e vërteta nuk zhbëhej dhe populli nuk e mësonte se si qeverisej nga Qeveria.
Pas vitit 2005, kryeminsitri Berisha nuk kishte asnjëherë kontroll të plotë mbi Parlamentin. Ai madje ishte i varur nga partitë e koalicionit, ku votat e Mediut, Xhuvelit dhe Ndokës ishin vendimtare. Brenda vetë PD u krijua ‘grupi i deputetëve të Topit’. Sigurisht, që Berisha e kontrollonte Parlamentin, por nuk e dominonte plotësisht. Gjykatat dhe Prokurori i Përgjithshëm nuk ishin fare në anën e qeverisë. Dihet lufta e Kryeministrit me anëtarin e KLD, Gjermeni të cilin nuk e hoqi dot, apo me Prokurorin e Përgjithshëm, Sollaku, të cilin e hoqi vetëm pas tre vitesh. Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, nuk ishte fare nën kontrollin e Qeverisë, përkundrazi.
Më pas, kur në koalicion erdhi LSI, kryeministri Berisha, sigurisht, që nuk e kishte nën kontroll të plotë Parlamentin. Ndonëse Prokurori i Përgjithshëm u zgjodh nga presidenti Nishani dhe ishte miqësor me Qeverinë, gjykatat sidomos, morën vazhdimisht vendime kundër Qeverisë. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi edhe ‘Marrëveshjen për detin’. Ajo mori edhe mjaft vendime të tjera kundër. Shtypi ishte përgjithësisht kundër Qeverisë. Ambasadori Arvizu tha në një rast se televizioni më i madh në vend ishte kundër qeverisë.
Sot, kryeministri Rama ka kontroll të plotë mbi Parlamentin. Ai e dominon atë në çdo aspekt. Aty nuk gjendet një deputet që të kritikojë seriozisht, ose votojë kundër diçkaje që e mbron Kryeministri (veç rasteve kur bëhet propagandë dhe gjasme dikush bën kritika). Është rasti i parë, pas viteve 1992-1997, kur Parlamenti ka këtë dominim nga ekzekutivi. Të dyja pushtetet janë plotësisht në një dorë. Prokurorja e Përgjithshme është sot plotësisht nën kontroll të Kryeministrit i cili e ka zgjedhur atë me votat e partisë së tij, në mënyrë jo kushtetuese, të propozuar nga vetë partia e tij. Kemi, për herë të pare, një Prokurore të Përgjithshme vegël të verbër të qeverisë. Gjykata Kushtetuese është shkrirë. Formalisht, një Gjykatë Kushtetuese ekziston kudo në botë dhe Shqipëria është vendi i vetëm që nuk e ka një të tillë sot. Mediat kryesore janë plotësisht nën kontrollin e qeverisë. Popullit dhe opinionit, e vërteta mbi Qeverinë i tregohet nga vetë Qeveria. Në këto kushte, Qeveria bie në skandale, prodhon çështje, hap çështje, mbyll skandale, çel debate dhe sulmon opozitën.
Kjo panoramë tregon pse ‘çështja Tahiri’ ra në heshtje dhe pse ai u lirua, pse ‘çështja Xhafaj’ ra në heshtje dhe pse ai nuk mbajti asnjë përgjegjësi. Çfarëdo talenti që të kishte në propagandë Kryeministri, nqs Prokuroria nuk do ta lejonte vëllanë e ministrit Xhafaj të ikte në Itali, dhe do ta ballafaqonte atë me Albert Veliun, do të kishim një histori tjetër. Çfarëdo talenti që të ketë Kryeministri në propagandë apo në stilin e veshjeve, nqs Prokuroria dhe Gjykata nuk do të lejonte ekstradimin e dëshmitarit Seitaj në Itali, por do ta përdorte për provë kundër Tahirit, do të kishim një histori tjetër. E njëjta gjë me dhjetëra çështje të tjera.
Në njëfarë mënyre nuk është talenti i qeverisë për propaganda, por shembja e plotë e institucioneve që bëjnë të mundur funksionimin e demokracisë çka ka sjellë këtë gjendje. Megjithatë, zëvendës kryetari i grupit të CDU tha pak ditë më parë se, Xhafaj nuk mund të rrijë ministër dhe se Tahiri duhet të hetohet në kushte të tjera. Ky është tashmë problem që nuk zgjidhet me propagandë. Rama mund të shkatërrojë institucionet dhe më pas t’i gënjejë sa të dojë njerëzit apo të jetë ai zëri i vetëm që iu flet atyre, por nuk e bën këtë me vendimmarrësit e rëndësishëm në BE. Çdo lak është ndërtuar në mënyrë të tillë që vjen duke u ngushtuar, sado ta zgjasësh kohën e ngushtimit. Rama e ka zgjatur kohën shumë, dhe nuk ka më kohë për të zgjatur kohën.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38