Flash News

KRYESORE

Skandali me avionët privatë, jep dorëheqjen Sekretari i Shëndetësisë

Skandali me avionët privatë, jep dorëheqjen Sekretari i

Sekretari amerikan i Shëndetësisë Tom Price, i përfshirë në një skandal lidhur me udhëtimet e tij me avionë privatë të kushtueshëm për vizitat qeveritare, dha dorëheqjen të premten, njoftoi Shtëpia e Bardhë në një komunikatë.

“Price paraqiti dorëheqjen dhe presidenti (Donald Trump) e pranoi”, theksoi komunikata.

Disa minuta më përpara Trump la të nënkuptohej se Prince i kishte minutat e numëruara në gjirin e qeverisë amerikane.

Tom Price shprehu keqardhje për çështjen dhe njoftoi të enjten se do të paguante dëmshpërblimet për shpenzimet me çarter dhe se do të udhëtonte vetëm me linjat e rregullta, por kjo nuk e zbuti zemërimin e presidentit Trump dhe nuk e shpëtoi nga humbja e postit.

Price është anëtari i parë i kabinetit të presidentit Trump që largohet nga posti, deri tani janë shkarkuar disa zyrtarë të tjerë të lartë.

Price kishte më pak se 8 muaj në detyrë.

Të fundit