Flash News

KRYESORE

Skandali me higjenën në pishinat e hoteleve në Sarandë. Drejtori: Mbushen një herë dhe pastaj riciklojnë ujin

Skandali me higjenën në pishinat e hoteleve në Sarandë.

Drejtori i Ujësjellësit të Sarandës, Sheme Lulo, i bërë së fundmi i famshëm për eksperimentin që ka kryer duke lënë pa ujë qytetarët e tij, ka bërë një tjetër deklarata alarmuese dhe që lidhet me ujin e pishinave.

Duke qenë se burimet e ujit në Sarandë dhe investimet aktuale nuk përmbushin as nevojat e banorëve, problemi i pishinave që përdorin rrjetin e ujësjellësve nuk ka zgjedhur zgjidhje dhe për këtë arsye Sheme Lulo është përpjekur të justifikohet duke zbuluar një tjetër skandal, atë të higjenës në këto pishina.

Sipas Lulos, pishinat e hoteleve mbushen një herë me ujë dhe pastaj e riciklojnë, ndërsa hyrja e ujit të ri është në nivele minimale.

“Nga rrjeti furnizohen. Sistemi i pishinave është sistem që mbushet dhe pastaj riciklohet në mënyrë të vazhdueshme. Përditësimi i sasisë së ujit është shumë i vogël. Për mua është i papërfillshëm”, deklaroi Sheme Lulo në 'Saranda Tv'. 

Të fundit