Flash News

KRYESORE

Skandali i Holliwood/ Pas refuzimeve të shumta, Weinsten u hakmorr me Salma Hayek duke e detyryar të luajë një skenë nudo si lesbike (Foto+Video)

Salma Hayek ka pohuar se është ngacmuar dhe propozuar nga Harvey Weinstein për gati një dekadë.

Në një shkrim të fuqishëm botuar të mërkurën në "The New York Times", Hayek zbulon se pas viteve të tëra që kishte refuzuar 'të bënte një dush me të' 'duke e lejuar atë të shikonte dhe t’i bënte një masaszh”, “ta lejonte atë që t’i bënte seks oral” apo “të zhvishesh bashkë me një grua tjetër”, Weinstein-it më në fund i doli në shteg aktorja.

Ëeinstein ishte shfaqur sërish në derën e hotelit të Hayek ndërsa ajo ishte duke punuar në një film për një studio rivale pretendon aktorja.

Por Ëeinstein e kërcënoi atë se nuk do t’ia shfaqte filim e saj të jetës "Frida", në rast se nuk luante një skenë seksu nudo si lesbike.

Hayek gjithashtu detajoi përvojat e saj negative lidhur me temperamentin famëkeq të Weinstein, duke thënë se një herë i tha asaj: 'Unë do t'ju vras, mendoni se nuk mund ta bëj?”.

 

Të fundit