Flash News

KRYESORE

Skandali i drogës në futbollin anglez, Federata ashpërson testet e dopingut

Skandali i drogës në futbollin anglez, Federata ashpërson testet

Federata e Futbollit në Angli u ka bërë thirrje lojtarëve të "Premier Ligës" që të raportojnë shkeljen e rregullave të dopingut dhe abuzimit me drogën.

Ata kanë lajmëruar gjithahstu se do të ashpërsojë testet për këto abuzime.

Reagimi zyrtar erdhi pas përjashtimit nga një lokal nate të një futbollisti të "Premier Ligës", pasi u kap duke konsumuar droga të forta.

Sipas "The Sun", futbollisti, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur ishte testuar pak ditë më parë nga agjentët e licencuar të federatës, por kishte rezultuar negativ.

Gjurmët e kokainës mund të zbulohen në testet e gjakut dy ditë nga koha e konsumimit, ndërsa testet e urinës mund ta zbulojnë në një hark kohor prej 4 orësh.

Por sidoqoftë kjo substancë mund të zbulohet përmes analizës së flokut, edhe 90 ditë pas konsumimit, një mënyrë që Federata Angleze po mendon ta aplikojë më shpesh.

Të fundit