Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Skandali i gazetarit gjerman; a i manipuloi Claas Relotius edhe dy shkrimet për Shqipërinë
Enver Robelli – DialogPlus
«Janë dy tema për të cilat nuk dua të shkruaj mbi Shqipërinë: gjakmarrja dhe burrneshat. Janë tema të kota, të mbivlerësuara, të cilat vetëm synojnë të betonojnë disa klishe për Shqipërinë». Këto fjalë m’i thoshte një koleg i gazetës «Neue Zürcher Zeitung» në Zagreb në vitin 2008, pak muaj pasi kisha shkuar në kryeqytetin kroat për të punuar korrespondent për Europën Juglindore i gazetës gjermane «Süddeutsche Zeitung» dhe asaj zvicerane «Tages Anzeiger». Gjatë gjithë këtyre viteve me kolegun zviceran nuk shkuam kurrë në «Shqipërinë e egër» për të portretuar gratë burrnesha ose për të shkruar për kiametin e gjakmarrjes në Shkodër. Sepse «Shqipëria e egër» nuk ekziston. Kjo nuk domethënë se «Shqipëria e egër» nuk shpiket – nga gazetarët perëndimorë, nga reporterët e «famshëm», ata që nuhatin për të zbuluar «storjen e vitit» për të marrë pastaj çmimin kryesor për gazetari. Njëri nga këta gazetarë është Claas Relotius.
Deri para pak ditësh Relotius ishte ylli i gazetarisë gjermane. Ai i kishte fituar gati të gjitha çmimet e gazetarisë. Reportazhet e tij, të shkruara me përsosmëri të habitshme, u botuan jo vetëm në DER SPIEGEL, revistën e famshme gjermane, por edhe në media të tjera. Tani Relotius është zbuluar si njëri prej mashtruesve më të mëdhenj në historinë e re të gazetarisë gjermane. Ai ka shkruar nga Amerika, nga Kalabria, nga Turqia, nga vatrat e krizës, ai ka portretuar njerëz të moshuar që kanë qenë dëshmitarë të tmerreve të shekullit të ’20. Në korrik të vitit 2016 ai botoi në DER SPIEGEL një reportazh për Ahmedin dhe Alinin. Ja si e paralajmëron storjen: «Ahmedi është dhjetëvjeçar, Alin njëmbëdhjetë kur u vranë prindërit e tyre në Halep. Ata u arratisën në Turqi dhe punojnë atje – si mbledhës hekurishtesh dhe rrobaqepëse. Në ëndrra atyre u shfaqet Angela Merkel».
Tani mbi këtë artikull qëndron ky paralajmërim i DER SPIEGEL. «Në bazë të hulumtimeve të DER SPIEGEL mbi raportet e Claas Relotius ekzistojnë dyshime për falsifikim të gjerë dhe manipulim nga ana e autorit. DER SPIEGEL po hulumton të gjitha indikacionet dhe do t’i lë artikujt të pandryshuar në arkiv deri në sqarimin sa më shumë të mundshëm të akuzave – kjo bëhet për të mundësuar hulumtimet transparente. Ju lusim të na shkruani për çdo indikacion: [email protected]).
Ndoshta në këtë adresë së shpejti do të shkruajnë edhe njerëz nga Shqipëria për ta denoncuar autorin. Relotius ka botuar, mes tjerash, edhe dy tekste nga Shqipëria – njërin për gjakmarrjen, tjetrin për burrneshat. Të dy tekstet duken të manipuluara ose pak të besueshme. Në tekstin për gjakmarrjen (të botuar në revistën gjermane Cicero dhe në gazetën e Zürichut «NZZ am Sonntag» [09.12.2012] me titullin: «Sy për sy, gjak për gjak») bëhet fjalë, mes tjerash, për Rudi Malashin, një 16-vjeçar, i cili nuk guxon të braktisë shtëpinë për shkak të gjakmarrjes. Më 12 janar 2007 babai i Rudit, Sokol Malashi, vrau një fqinj nga familja Nabol. Malashi? Nabol? Mbiemra që nuk tingëllojnë shqiptar, as nuk gjenden në regjistrin civil të Shqipërisë. Është shumë e mundshme që këta mbiemra të jenë pjellë e fantazisë së
Claas Relotius. Në tekstin e tij Relotius shkruan se vetëm në Shkodër «thuhet se» mbi 3000 familje janë të përziera në ngatërresa të gjakmarrjes. 3000 familje duket shifër tepër e lartë, po të ishte e vërtetë kjo shifër Shkodra do të ishte në kulmin e një lufte civile. Pastaj Relotius shkruan: «thuhet se» aktualisht më shumë se 1500 të rinj po rriten në Shqipërinë veriore pa arsimim dhe pa kontakte me botën e jashtme për shkak të frikës nga gjakmarrja. Disa raste të gjakmarrjes janë me shekuj të vjetra, shkruan Relotius. Ndonjë shembull? S’ka. Ai sugjeron se dikush në Shkodër mund të kërkojë të marrë hak për një pasardhës të vrarë, për shembull, në vitin 1789? Këto janë bajga gazetareske. Relotius shkruan se ekziston mundësia që gjakmarrjes t’i jepet fund në mënyrë paqësore – mjafton që familja e dorasit të paguajë një çmim të caktuar, «zakonisht mijëra euro». Si lexues shqiptar mund të pyesësh: athua ky detaj me euro mund t’i ketë ikur Shtjefën Gjeçovit kur e vuri në letër Kanunin? Relotius citon Jenva Bashin, një burrë «me pulovër dhe çizme të gomës». Bashi flet për përpjekjet e tij për pajtimin e familjeve. Bashi prezantohet si njeri që punon në Komitetin për Pajtim në Shqipëri. A ekziston në Shqipëri një burrë me emrin Jenva Bashi? Duket tejet e dyshimtë. Një person tjetër që citohet është Tama Nabol. Kjo Tama Naboli na qenkësh gruaja e viktimës, të cilën e paskësh vrarë Sokol Malashi. Tama Nabol? Emër shqiptar? Sipas Relotius në Shkodër paskësh edhe një «lagje të gjakut», «Blutviertel» në gjermanisht. A ekziston një lagje e tillë në Shkodër? Në burimet publike një lagje e tillë nuk gjendet. Dhe me gjasë as ajo nuk ekziston. Në tekstin e Relotius nuk mungon as Altini, i cili jeton qe 17 vjet i mbyllur nga frika e hakmarrjes. Altini nuk ka mbiemër. Në rrëfimin e tij Relotius përmend edhe xhaminë «Parucca». Në Shkodër ekziston një xhami, quhet Xhamia e Parrucës.
Më 22 janar 2012 gazeta «NZZ am Sonntag» botoi reportazhin me titullin «Në luginën e burrneshave». Autor: Claas-Hendrik Relotius. Në këtë tekst Relotius ka dy emra: Claas-Hendrik. Me sa duket më vonë ai ka hequr dorë nga emri i tij i dytë. Relotius flet me burrneshën Lujana Tarani, e cila jeton në një komunë malore me 300 banorë në veri të Shqipërisë. Lujana Tarani? A ekziston kjo burrneshë? A ekziston njeri në Shqipëri me këtë emër? Dhe përse Relotius nuk tregon se në cilën komunë, në cilin fshat jeton kjo burrneshë? Ai mjaftohet vetëm me informacionin e mjegullt se ajo jeton në një komunë malore me 300 banorë në veri të Shqipërisë. Relotius citon burrneshën Lujana Tarani, e cila thotë se «këndej në male» gratë nuk vlejnë gjë. Vërtet? Aq primitiv qenkan shqiptarët? A janë po ata shqiptarë që para më shumë se një shekulli e shoqëruan Edith Durhamin me kalë e me kobure për t’i garantuar siguri ndërsa ajo shtegtonte nëpër Shqipërinë veriore dhe në Kosovë? Si nuk pësoi asnjë të keqe në Shqipërinë veriore – kinse aq primitive – shkrimtarja amerikane Rose Wilder Lane? Në tekstin e biçim-gazetarit Relotius burrnesha Lujana Tarani thotë se kur e ka dhënë betimin për t’u bërë burrneshë, secilit burrë ia ka lënë në dorë një plumb me porosinë se «nëse ndonjëherë dua të jem përsëri grua, atëherë mund të më vrisni». Kështu, sipas Relotius, qenkësh tradita e burrneshave. Në tekstin e tij për burrneshat Relotius shet mend edhe si ekspert i Kanunit. E drejta zakonore shqiptare, sipas tij, thotë se burri ka vlerë sa 12 qe, ndërsa gruaja sa gjashtë. Rrjedhimisht, gruaja ka përgjysmë më pak të drejta, thotë Lujana Tarani. E cituar nga gazetari Relotius. Nga «gezetari» Relotius. Kanuni që citon Relotius nuk ekziston. Po Lujana Tarani? Me gjasë as nuk ekziston.
Në numrin e ri të DER SPIEGEL gjashtë tekste i kushtohen «rastit Relotius». Dhe ky është vetëm fillimi. DER SPIEGEL ka paralajmëruar themelimin e një komisioni, i cili do të hetojë të gjitha dyshimet e ngritura mbi shkrimet e Claas Relotius. Kur gjatë kësaj jave krerët e DER SPIEGEL njoftuan redaksinë për mashtrimet e Claas Relotius, disa gazetarë qanë. Shqipëria duket se është vetëm njëra nga terrenet, ku mashtruesi Claas Relotius derdhi energjinë e tij kriminale dhe tradhtoi të vërtetën.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38